Në Gllogjan, në Zonën Operative të Dukagjinit, të dielën mbrëma është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në aktivitet morën pjesë veteranë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Nga Gllogjani u përcoll mesazhi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë të vetëm, ndërsa organizatorët theksuan se mbështetja për ta do të vazhdojë gjatë procesit gjyqësor.

Çlirimtarët nuk janë vetëm”, ishte një nga mesazhet kryesore të përcjella gjatë aktivitetit.

Organizatorët thanë se “Zjarri i Lirisë” po vazhdon në zona të ndryshme të Kosovës, me synimin për të bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.

Sipas tyre, aktiviteti synon gjithashtu të ruajë kujtesën për luftën e UÇK-së, sakrificën e luftëtarëve dhe historinë e asaj periudhe.

Në fund, pjesëmarrësit bënë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *