Kosova do të zgjohet këtë të martë me mot të freskët në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur deri në 28°C në shumë zona të vendit.
Sipas parashikimit, mëngjesi do të karakterizohet nga vranësira të pjesshme dhe temperatura rreth 14-15°C, ndërsa gjatë paradites moti do të mbetet kryesisht me vranësira.
Në orët e pasdites priten intervale me diell, por edhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në disa zona të vendit. Mundësia për reshje mbetet e ulët deri mesatare, ndërsa nuk përjashtohen zhvillime lokale të reve.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri në 11 km/h, ndërsa lagështia e ajrit do të jetë më e lartë në mëngjes dhe do të ulet gjatë ditës.
Edhe dita e mërkurë pritet të jetë e ngrohtë, me temperatura deri në 29°C, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima në disa rajone.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë me vete një çadër nëse planifikojnë aktivitete në ambient të hapur gjatë orëve të pasdites.
KAQPATA


