LVV dominon bindshëm në votat e diasporës me 83.82%
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar një rezultat të thellë në votat nga përfaqësitë diplomatike, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deri më tani janë numëruar 13 nga 47 vendvotime (27.66%), ndërsa LVV po prin bindshëm me 83.82% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 7.49%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.97% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.60% të votave të numëruara deri tani.
Numërimi i votave nga diaspora po vazhdon, ndërsa pritet që rezultatet të ndryshojnë me përditësimet e reja nga KQZ.
KAQPATA


