Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të mëtejshme në rezultatet zgjedhore, duke arritur në 50 mandate parlamentare, teksa po vazhdon numërimi i votave të ardhura nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në mbarë botën.
Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga përfaqësitë diplomatike, ndërsa LVV ka siguruar 299 mijë e 526 vota, ose 43.62 për qind të totalit, rezultat që aktualisht i garanton 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 143 mijë e 770 vota, përkatësisht 20.94 për qind, duke siguruar 23 mandate parlamentare.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 117 mijë e 361 vota ose 17.09 për qind, çka përkthehet në 19 ulëse në legjislaturën e re.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49 mijë e 123 vota apo 7.15 për qind, duke mbetur me tetë mandate.
Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon ende dhe rezultatet finale mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit.
KAQPATA


