Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka publikuar skenarin e Marshit për Liri, i cili mbahet sot, më 12 shtator, në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.

Aktiviteti do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa moderimi i programit do t’i besohet Berat Miftarit.

Marshi nis me një program artistik, ku Arbnora Zogiani do të interpretojë këngën “Pa duvak s’ka me u ba nuse”.

Pas hapjes artistike, në skenë do të ngjiten dy përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, për hapjen zyrtare të aktivitetit.

Në kuadër të programit është paraparë edhe fjala e Hysni Gucatit, ndërsa më pas do të flasë Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani.

Programi do të vijojë me interpretimin e këngës “Marshi i UÇK-së” nga këngëtari Arif Vladi.

Në skenë do të jenë edhe përfaqësues politikë. Fjalime janë paraparë nga Ardian Gjini, kryetar i Aleancës për Kosovën, dhe Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Pjesë e programit do të jetë edhe Buna Mustafa, vajza e Sali Mustafës – Calit.

Marshi do të përmbyllet me interpretimin e këngëtares Shkurte Fejza, e cila do të këndojë himnin e shqiptarëve, “Mora Fjalë”.

Marshi organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *