Përfaqësueset e Kosovës në basketboll të grupmoshave U14, meshkuj dhe femra, do të marrin pjesë në turneun e FIBA Youth Development Fund (YDF), që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë nga 13 deri më 17 maj.
Në këtë turne ndërkombëtar do të garojnë Kosova, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turqia, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja dhe përfitimin e eksperiencës ndërkombëtare.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) bashkëpunon me FIBA YDF që nga viti 2016, një partneritet që ka ndihmuar në identifikimin e lojtarëve të rinj, trajnimin e trajnerëve dhe ngritjen e nivelit profesional të basketbollit në vend.
Orari i ndeshjeve të Kosovës
13 maj
- 11:30 – Kosova (F) vs Turqia (F)
- 14:00 – Kosova (M) vs Turqia (M)
15 maj
- 16:30 – Rumania (F) vs Kosova (F)
- 19:00 – Rumania (M) vs Kosova (M)
16 maj
- 10:30 – Kosova (F) vs Bullgaria (F)
- 14:00 – Kosova (M) vs Bullgaria (M)
17 maj
- 09:00 – Maqedonia e Veriut (F) vs Kosova (F)
- 11:00 – Maqedonia e Veriut (M) vs Kosova (M)
Kosova do të përfaqësohet me 12 lojtare dhe 12 lojtarë, nën drejtimin e trajnerit Egzon Uka dhe stafit teknik.
Turneu konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimin e gjeneratës së re të basketbollit kosovar.
KAQPATA


