Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë pas një rasti ku 56 kursantë dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Sipas të dhënave paraprake, pas inspektimeve dhe analizave të kryera, është konstatuar se mensa nuk përmbushte kushtet bazë higjieno-sanitare dhe standardet e sigurisë ushqimore. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur mbylljen e menjëhershme të objektit.

Ushqimi për studentët furnizohej përmes një kompanie kateringu, ndërsa shërbehej në ambientet e mensës së Akademisë. Hetimet kanë ngritur dyshime për shkelje serioze të procedurave të sigurisë ushqimore.

Pas mbylljes së mensës, kursantët janë detyruar të vijojnë aktivitetet e tyre jashtë institucionit, përfshirë edhe organizimin e ushqimit në mënyra alternative.

Autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *