Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se marrëdhëniet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani kanë filluar të përkeqësohen gjatë vitit 2024.
Në një intervistë televizive, Konjufca theksoi se një nga momentet kyçe të ndarjes së qëndrimeve ishte fjalimi i Osmanit në Kuvend, ku ajo kishte adresuar kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, veçanërisht për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, periudha 2022–2023 ka qenë më e qëndrueshme në bashkëpunim institucional, ndërsa gjatë vitit 2024 është shënuar “thyerja” politike dhe distancimi i ndërsjellë.
Konjufca shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka parë të arsyeshme mbështetjen e një presidenteje që, sipas tij, ka shfaqur qëndrime të kundërta me qeverinë, duke theksuar se këto zhvillime janë reflektuar edhe në dinamikën politike dhe zgjedhore.
Ai po ashtu deklaroi se jo të gjitha detajet e këtyre raporteve do të bëhen publike, pasi, sipas tij, çështjet sensitive shtetërore nuk përdoren për qëllime politike.
KAQPATA


