Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në Gjakovë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:40, në rrugën “UÇK” në këtë qytet.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur”, thuhet në raportin e policisë.
Gjatë kontrollit, tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Me vendim të prokurorit, të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
KAQPATA


