Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke iu drejtuar publikisht kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Osman Musliu.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka komentuar deklaratat e fundit të Dejona Mihalit, duke përmendur edhe emrin e Sami Lushtakut.

“E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, ka shkruar Musliu.

Reagimi i saj vjen pasi në disa deklarata publike të Dejona Mihalit është përmendur emri i Sami Lushtakut, çka ka nxitur reagime dhe komente nga figura të ndryshme politike.

Deklarata e Musliut është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më tej përplasjet verbale mes përfaqësuesve të partive politike në vend.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ende ndonjë reagim zyrtar lidhur me deklaratën e bërë nga kandidatja e PDK-së.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *