Eurodeputeti gjerman Michael Roth ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Serbisë për t’i bërë nderime Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Roth ka shprehur habinë dhe indinjatën e tij për faktin që një person i dënuar ndërkombëtarisht për krime lufte po nderohet në Beograd.

Sipas tij, Mlladiqi është përgjegjës për krime të rënda, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës, dhe nderimi i tij nga Serbia tregon se vendi është ende larg pajtimit me të kaluarën.

“Faleminderit të gjithë serbëve që e kundërshtojnë publikisht këtë turp”, ka shkruar Roth, duke shprehur mbështetje për qytetarët serbë që kanë dalë kundër glorifikimit të Mlladiqit.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila anuloi një vizitë të planifikuar në Serbi, duke kritikuar nderimet dhe glorifikimin e një personi të dënuar për krime lufte.

Ratko Mlladiqi u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm nga mekanizmi gjyqësor i Kombeve të Bashkuara për krime, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Mlladiqi vdiq më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin e përjetshëm.

Nderimet e planifikuara në Serbi kanë shkaktuar reagime të forta në rajon dhe në institucionet evropiane, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi përballjen e Beogradit me krimet e luftërave të viteve ’90.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *