Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Paraguait në ndeshjen hapëse të turneut.

Amerikanët dominuan që nga minuta e parë dhe gjetën golin shumë shpejt, duke marrë kontrollin e plotë të lojës. Brenda pjesës së parë, vendasit realizuan tri herë dhe shkuan në pushim me epërsi komode 3-0.

Në fraksionin e dytë, Paraguai tentoi të rikthehej në lojë pasi Mauricio ngushtoi rezultatin, duke rritur shpresat për një përmbysje të mundshme.

Megjithatë, çdo dilemë u mbyll në minutat shtesë, kur Gio Reyna realizoi një gol spektakolar me goditje “trivela”, duke vulosur fitoren bindëse 4-1 për kombëtaren amerikane.

Përveç tre pikëve të rëndësishme, SHBA vendosi edhe një rekord historik. Kjo ishte hera e parë që amerikanët arrijnë të shënojnë katër gola në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino e nis kështu në mënyrë ideale Grupin A, duke rritur pritshmëritë e tifozëve për një rrugëtim të suksesshëm në turneun që zhvillohet në tokën amerikane.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *