Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar tubimin elektoral në Podujevë si një “tërmet politik”, duke theksuar mbështetjen e madhe që, sipas tij, ka marrë LDK-ja në rajonin e Llapit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku publikoi fotografi nga tubimi i mbajtur në Podujevë, duke e cilësuar atmosferën si dëshmi të një mobilizimi të fuqishëm të elektoratit të djathtë.

“Tërmet politik në Llap! Kryengritja e djathtë! Ju faleminderit!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin kandidatët e LDK-së në këtë komunë, duke përmendur Ekrem Hyseni me numër 19, Arjeta Salihu Abazi me numër 29, Zaim Thaçi me numër 92 dhe Alisa Jetullahu me numër 99.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit po hyn në ditët e saj të fundit, ndërsa partitë politike po intensifikojnë aktivitetet dhe tubimet elektorale në të gjitha komunat e Kosovës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *