Ish-deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 eurove për disa kategori qytetarësh në prag të zgjedhjeve.

Përmes një deklarate publike, Bajrami akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po tenton të ndikojë tek votuesit përmes parave të buxhetit të shtetit vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ajo kritikoi gjendjen ekonomike dhe institucionale në vend gjatë viteve të fundit, duke thënë se qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve, probleme në arsim dhe shëndetësi, si dhe mungesë të investimeve madhore infrastrukturore.

“Çmimet janë dyfishuar, spitalet janë pa barna, rrugët kanë mbetur të papërfunduara, ndërsa tani po shpërndahen 100 euro në prag të zgjedhjeve”, deklaroi Bajrami.

Sipas saj, mjetet që po ndahen janë para të qytetarëve të mbledhura përmes inflacionit dhe jo ndihmë reale për qytetarët.

“Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik”, u shpreh Bajrami.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *