Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet Kosova.

Sipas AAK-së, gjatë takimit është zhvilluar një bashkëbisedim i hapur lidhur me situatën politike dhe rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në periudhën para zgjedhjeve.

Në deklaratën e partisë thuhet se Italia ka qenë ndër aleatët kryesorë të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes misionit të KFOR, si dhe përmes projekteve të shumta në zhvillimin ekonomik.

AAK e cilësoi takimin si të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen politike dhe integrimet euroatlantike.

“Në këtë udhëkryq politik, mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë është jetike për të garantuar procese demokratike, stabilitet dhe një rrugëtim të sigurt drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, u shpreh mirënjohje për rolin e Italisë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në periudha të ndryshme.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *