Kandidati për kryeministër nga Ardian Gjini ka deklaruar se mbështetja e prodhimit vendor do të jetë prioritet i programit të tij qeverisës, duke ngritur shqetësime për ndikimin që importi nga Serbia po ka në ekonominë e Kosovës.
Pas një takimi të mbajtur në Deçan, Gjini tha se bizneset vendore po përballen me konkurrencë të padrejtë nga importet e pakontrolluara, gjë që sipas tij po dëmton investimet dhe prodhimin lokal.
Ai theksoi se prodhuesit vendorë të gurit dhe zhavorrit janë ndër sektorët më të prekur, pasi dhjetëra kamionë me mallra nga Serbia po hyjnë në tregun kosovar, duke dobësuar kapacitetet prodhuese dhe ekonominë lokale.
Sipas Gjinit, shqetësimet e bizneseve, fermerëve dhe të rinjve do të jenë në qendër të politikave ekonomike të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Prodhimi vendor duhet dhe do të jetë prioritet”, ka deklaruar ai, duke paralajmëruar masa për mbrojtjen dhe fuqizimin e ekonomisë së vendit.
KAQPATA


