Ramush Haradinaj ka publikuar fotografi nga një vizitë që ka zhvilluar së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj, te këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi.
Ish-kryeministri i Kosovës ndau momentet në rrjetet sociale, duke e cilësuar Loredanën si “mikeshë” dhe artiste të njohur shqiptare me famë ndërkombëtare.
“Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografive të publikuara.
Postimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
KAQPATA


