Ardian Gjini ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në Kosovë gjatë një vizite në Suharekë, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër tha se është prekur nga rrëfimet e qytetarëve lidhur me pensionet e ulëta dhe mungesën e dinjitetit për kontributdhënësit shumëvjeçarë.

“40 vite shërbim, 150 euro pension… u ndjeva tepër keq”, citoi Gjini një qytetar nga Suhareka, duke shtuar se raste të tilla po dëgjohen në shumë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, gjatë diskutimeve me profesionistë është folur për nevojën e reformave urgjente në arsim, ekonomi dhe mirëqenie sociale.

Gjini theksoi se reforma e thellë ekonomike mbetet rruga kryesore për të siguruar një jetë më dinjitoze për qytetarët dhe për ata që kanë kontribuar për dekada.

“Reforma e thellë në ekonomi është rruga e vetme që do të rezultojë në një jetë të dinjitetshme për secilin kontributdhënës”, deklaroi ai.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *