Borussia Dortmund ka intensifikuar negociatat për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo García, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”.

Talenti spanjoll ka pasur vështirësi të sigurojë minuta të rregullta këtë sezon për shkak të konkurrencës së fortë në repartin ofensiv të “Los Blancos”, veçanërisht me praninë e Kylian Mbappé, çka ka rritur gjasat për një largim të mundshëm.

Dortmundi i ka prezantuar lojtarit projektin sportiv dhe i ka premtuar rol titullari, duke e parë si zëvendësues potencial të Serhou Guirassy, i cili mund të largohet në fund të sezonit.

Formula e propozuar është huazim me opsion blerjeje, me vlerë që varion nga 20 deri në 35 milionë euro. Nga ana tjetër, Real Madridi po shqyrton mundësinë e përfshirjes së një klauzole riblerjeje dhe ruajtjen e një përqindjeje të kartonit të lojtarit.

García, produkt i akademisë së Real Madridit, konsiderohet një nga talentët e rëndësishëm të klubit, ndërsa Dortmund vazhdon të njihet si destinacion i preferuar për zhvillimin e lojtarëve të rinj në nivel evropian.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *