Një rast tragjik është regjistruar në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, ku një grua 31-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 34-vjeçar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 14.05.2026, rreth orës 06:40, kur i dyshuari A.R. dyshohet se e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij A.V., me të cilën nuk jetonin së bashku.
Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor i urgjencës.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore, në koordinim me prokurorin publik, pritet të ngrihen akuza penale ndaj tij.
Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
KAQPATA


