Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka reaguar ashpër pas finales së Kupës së Italisë ndaj Interit, duke kritikuar organizimin e Serie A dhe kalendarin e ndeshjeve.
Sarri ka paralajmëruar se skuadra e tij mund të mos zbresë në fushë nëse derbi i Romës kundër Romës vendoset të luhet të dielën në orën 12:30, duke e cilësuar këtë orar si të papranueshëm për një ndeshje me rëndësi të tillë.
Sipas tij, problemi qëndron te menaxhimi i dobët i kalendarit nga Liga italiane, sidomos në një fazë ku disa skuadra luftojnë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Nëse luhet të hënën në 20:45, do të jem në fushë. Nëse luhet të dielën në 12:30, nuk do të jem dhe mendoj se as ekipi nuk duhet të dalë,” deklaroi Sarri.
Ai shtoi gjithashtu se një penalizim eventual nuk do të kishte ndikim të madh për klubin, duke e quajtur situatën “rrëmujë të krijuar nga gabimet e Ligës”.
Vendimi final për orarin e derbit pritet të merret nga autoritetet e Serie A pas apelimeve zyrtare.
KAQPATA


