Shqipëria ngjitet sonte në skenën e madhe të Eurovision Song Contest me artistin shkodran Alis, i cili këtë vit përfaqëson vendin me këngën “Nan”.
Kënga përcjell një mesazh emocional për mallin dhe lidhjen familjare, duke prekur temën e mërgimit dhe sakrificës së nënave shqiptare. Performanca e tij po pritet me interes të madh nga publiku shqiptar dhe fansat e Eurovisionit në mbarë Evropën.
Alis do të performojë i 13-ti në radhë, ndërsa ky është edhe numri me të cilin publiku mund ta votojë gjatë televotimit.
Qytetarët nga Kosova mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit, esc.vote, sapo të përfundojnë performancat e mbrëmjes. Ndërkohë, shqiptarët që jetojnë në diasporë mund të votojnë edhe përmes SMS-ve dhe telefonatave, sipas rregullave të shteteve ku ndodhen.
Sipas rregullave të festivalit, shikuesit nuk mund të votojnë për shtetin që përfaqëson vendi i tyre, çka nënkupton se votat për Shqipërinë mund të vijnë vetëm nga shtetet tjera pjesëmarrëse dhe diaspora shqiptare jashtë vendit.
KAQPATA


