Loredana Brati ka reaguar pas deklaratave të Xheneta Fetahu lidhur me aludimet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjesti.

Situata nisi pas një deklarate të Xhenetës në emisionin “Trotuar”, ku ajo la të kuptohej se mes ish-partnerit të saj dhe një shoqeje të afërt mund të kishte nisur një romancë.

Megjithatë, Loredana i mohoi kategorikisht këto pretendime gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi.

“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. Nuk kemi pasur asnjëherë lidhje romantike dhe prej kohësh nuk flasim”, u shpreh ajo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania shtoi gjithashtu se këngëtari nuk përputhet me preferencat e saj personale, duke komentuar me ironi ndaj zërave që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sa i përket fotografive ku ata janë parë në të njëjtin ambient, Loredana deklaroi se bëhej fjalë vetëm për një rastësi dhe jo për një takim të organizuar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *