Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë si dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, ndërsa njësitë relevante kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kanë konfiskuar municionin dhe uniformën, ndërsa rasti po trajtohet dhe hetohet nga ekipet kompetente policore.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar lidhur me rastin.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *