Babai i të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj, është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit që lidhet me pronat e djalit të tij.

Sipas raportimeve, seanca ndaj Mustafa Martinajt është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës.

Pas përfundimit të seancës, Mustafa Martinaj foli para mediave duke deklaruar se ende nuk ka asnjë zhvillim konkret nga autoritetet për zbardhjen e zhdukjes së djalit të tij.

“Nuk duan ta zbardhin rastin, edhe pse ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se në moszbardhjen e ngjarjes dyshon se janë përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit.

“I kam thënë të gjitha në SPAK kur kam dëshmuar me kërkesën time, por askush nuk është interesuar më pas”, u shpreh Mustafa Martinaj.

Rasti i zhdukjes së Ervis Martinaj vazhdon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara dhe misterioze në Shqipëri, ndërsa hetimet ende nuk kanë sjellë një përfundim zyrtar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *