Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit policor, babai i vajzës ka njoftuar policinë se e mitura është larguar nga shtëpia pasditën e së martës dhe që nga ajo kohë familja nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë hetimore.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa hetimet për gjetjen e të miturës janë duke vazhduar.
KAQPATA


