Chelsea ka filluar zyrtarisht bisedimet për të emëruar Xabi Alonso si trajner të ri të klubit londinez për sezonin e ardhshëm në Premier League.

Sipas raportimeve, ish-trajneri i Real Madridit dhe një nga figurat më të vlerësuara të trajningut në Evropë, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Bluve të Londrës”.

Alonso ka tërhequr vëmendje pas suksesit të tij të shpejtë si trajner, ndërsa thuhet se është i hapur për një rikthim në futbollin anglez dhe për të dëgjuar ofertën e Chelseat.

Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë atij një projekt afatgjatë, duke e konsideruar si figurën ideale për rindërtimin e skuadrës.

Në të njëjtën kohë, emra të tjerë si Andoni Iraola, Filipe Luis, Oliver Glasner dhe Marco Silva mbeten në listën e alternativave, por Alonso konsiderohet prioriteti kryesor.

Vendimi përfundimtar për trajnerin e ri pritet të merret në javët në vijim, ndërsa Chelsea po lëviz me shpejtësi për të siguruar një emër të madh në krye të skuadrës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *