Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit, përfshirë edhe një ditë feste zyrtare, janë regjistruar gjithsej 24 lindje.

Sipas njoftimit zyrtar, nga këto lindje 17 foshnje janë djem dhe 7 vajza.

Gjatë të njëjtës periudhë, në këtë institucion janë realizuar 3,149 vizita specialistike, ndërsa janë evidentuar 278 pranime të reja të pacientëve.

Në shërbimet laboratorike, 1,688 pacientë kanë kryer gjithsej 21,641 analiza, duke reflektuar një ngarkesë të lartë të punës në këtë sektor.

Sa i përket ndërhyrjeve mjekësore, janë kryer 71 operacione dhe 266 seanca dialize.

Në fushën e diagnostikës, spitali ka realizuar 759 rëntgen, 293 ultrazëra, 86 MRI dhe 5 mamografi, si dhe një numër ekzaminimesh të tjera si ekokardiografi, ergometri, gastroskopi dhe kolonoskopi.

Gjithashtu janë ofruar 261 shërbime fiziatrike, ndërsa nga spitali është theksuar se ekipet mjekësore vazhdojnë punën pa ndërprerje, 24 orë në ditë.

“Ne jemi këtu për ju – çdo ditë, çdo natë, 24/7/365”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *