Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, dëshmitarja eksperte Helen Fraser ka pranuar se raporti i saj është bazuar vetëm në një pjesë shumë të vogël të materialeve audio të dorëzuara nga mbrojtja.

Sipas Prokurorisë, në këtë rast gjyqësor janë pranuar 348 dosje audio që përbëjnë rreth 28 orë incizimesh. Megjithatë, Fraser ka deklaruar se ka analizuar vetëm rreth tetë dosje audio, duke përfshirë më pak se 3% të materialit të përgjithshëm.

Prokurori Joshua Hafetz ngriti shqetësimin se kjo nënkupton që ekspertja nuk ka pasur njohuri për rreth 97% të materialeve audio të çështjes. Fraser e pranoi këtë fakt, por theksoi se nuk kishte kërkuar më shumë materiale nga mbrojtja.

Ajo shtoi se komunikimi me ekipin mbrojtës të Thaçit është zhvilluar përmes Zoom-it dhe email-it, ndërsa ka punuar vetëm me materialet nga dy vizita të përmendura në vitin 2023, të cilat sipas saj janë konsideruar si përfaqësuese për analizën e saj.

Fraser theksoi se përfundimet e saj janë bazuar ekskluzivisht në këto materiale të kufizuara, duke pranuar kështu kufizimet e raportit të saj në këtë proces gjyqësor.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *