Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 të pandehurve, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në lagjen e Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas Isufajt, rasti lidhet me vrasjen e civilëve shqiptarë në lagjen e Jasharajve në Prekaz gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se Prokuroria Speciale e konsideron këtë një çështje me rëndësi të veçantë për institucionet e drejtësisë dhe opinionin publik.
“Aktakuza është rezultat i një pune të kujdesshme, profesionale dhe të bazuar në prova, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore që ka Prokuroria Speciale e Kosovës”, deklaroi Isufaj.
Aktakuza ndaj 35 të pandehurve tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura lidhur me veprat për të cilat akuzohen të pandehurit dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve.
Lajmi është në përditësim.
KAQPATA


