
Një person është therur me thikë të mërkurën në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00 kemi marrë informacion për një lëndim trupor në lagjen Ulpiana. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person”, tha Ahmeti për Insajderin.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, i cili aktualisht është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
KAQPATA