
Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën Prishtinë–Ferizaj, duke shkaktuar panik te drejtuesit e automjeteve dhe dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa për shkak të erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe në fushat përreth rrugës.
Sipas dëshmitarëve okularë, vetura fillimisht ka shpërthyer në zjarr ndërsa ishte në lëvizje, por fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë nga automjeti pa lëndime. Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes pas pak minutash, mirëpo përhapja e shpejtë e flakëve e ka vështirësuar ndërhyrjen.
Zjarrfikësit e Prishtinës dhe Ferizajt janë angazhuar në lokalizimin e zjarrit, ndërsa policia ka bërë të ditur se është hapur hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar, por zjarri ka përfshirë tokë me bari dhe kulturë bujqësore.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë, sidomos në kushte të motit me rrezik të lartë për zjarr.
Autostrada është pastruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet pas disa orësh bllokim.
KAQPATA