
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, një 27-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë. Sipas Sinjalit, viktima ishte nën ndikim të alkoolit dhe rreth orës 00:00 ishte parë duke sulmuar vetura dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami”.
Njësitë policore kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur emergjenca mjekësore, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Në hetim janë përfshirë hetuesit policorë, njësitë relevante dhe prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar veprime hetimore, përfshirë kontrollin e kamerave të sigurisë në zonë.
Një dëshmitar ka deklaruar se ishte sulmuar nga viktima pak para vdekjes së tij.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen – Trup i pajetë”. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet vazhdojnë.
KAQPATA