
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, është shprehur i zhgënjyer me situatën politike në Kosovë, duke theksuar se po ndjen turp për imazhin që politika po e jep si brenda vendit ashtu edhe para opinionit ndërkombëtar.
Pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar mbi zhbllokimin e punës së Kuvendit, Rashiq tha se nuk pret që konstituimi të ndodhë brenda afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Konsideroj se ishte një takim konstruktiv me presidenten. Analizuam disa opsione në lidhje me përfundimin e afatit kushtetues. Nëse nuk zgjidhet situata deri atëherë, ajo do të komplikohet edhe më shumë”, deklaroi Rashiq.
Ai theksoi se situata aktuale është dëshpëruese dhe se veprimi i klasës politike nuk reflekton përgjegjësi:
“Më vjen një përgjegjësi, po më vjen marre që jemi si politikanë e si deputetë. Çfarë imazhi po japim – jo vetëm para qytetarëve, por edhe para opinionit evropian. Hajde të përpiqemi edhe më shumë ta zgjidhim këtë problem”.
Rashiq u bëri thirrje kolegëve që të ndërmarrin hapa për zgjidhje para se afati të skadojë dhe të ndodhë një përshkallëzim i mëtejshëm politik.
KAQPATA