Një manifestim i organizuar nga veprimtarë të diasporës shqiptare do të mbahet më 11 qershor në Gjenevë të Zvicrës, me moton “Shqipëria nuk shitet”, për të shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet që, sipas organizatorëve, prekin interesin kombëtar dhe pasuritë publike të Shqipërisë.
Manifestimi është paraparë të nisë në orën 18:00 pranë Sheshit të Kombeve, përballë selisë së OKB-së në Gjenevë.
Organizatorët thonë se aktiviteti synon të shprehë solidaritetin e mërgatës shqiptare me qytetarët në Shqipëri dhe të përcjellë mesazhin se tokat, burimet natyrore dhe interesat strategjike të vendit duhet të mbrohen me përgjegjësi dhe transparencë.
Sipas njoftimit, protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, duke u fokusuar në të drejtën demokratike të qytetarëve për të shprehur mendimin e tyre mbi çështje që lidhen me të ardhmen e vendit.
“Shqipëria nuk është në shitje. Ajo është trashëgimi, përgjegjësi dhe e ardhmja jonë e përbashkët”, thuhet në thirrjen e organizatorëve drejtuar bashkatdhetarëve.
Pjesëmarrësit pritet të mblidhen para OKB-së për të përcjellë mesazhin e tyre kundër çdo vendimi që, sipas tyre, cenon interesat kombëtare dhe pasuritë e vendit.
Detajet e manifestimit:

- Data: 11 Qershor 2026
- Ora: 18:00
- Vendi: Gjenevë, Zvicër
- Motoja: “Shqipëria nuk shitet”
KAQPATA


