Një 22-vjeçar me inicialet K.P është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “Dhunim”, në një rast që dyshohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë në Lipjan.

Sipas burimeve hetimore, rasti është raportuar më 8 qershor 2026 në Stacionin Policor në Lipjan, ku e mitura, së bashku me prindërit e saj, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Gjatë trajtimit fillestar të rastit, dyshohet se e mitura ka deklaruar se ka qenë viktimë e dhunimit që pretendohet të ketë ndodhur rreth një muaj më parë në territorin e Lipjanit.

Menjëherë pas raportimit, në rast janë përfshirë hetuesit policorë të Lipjanit, Qendra për Punë Sociale dhe njësitë relevante hetimore nga Prishtina.

I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe përfshirjes së të miturës, institucionet nuk kanë bërë të ditura më shumë detaje.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *