Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa rezultatet e deritanishme po japin një pasqyrë të qartë të mbështetjes që kanë marrë emrat kryesorë të subjekteve politike.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 07:45, janë numëruar 19.46 për qind e votave preferenciale për kandidatët.

Në listën e Albin Kurti, prin vetë Kurti si kandidati më i votuar deri në këtë fazë të numërimit. Pas tij renditen Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Ndërkaq, në vendin e katërt figuron Hekuran Murati, ndërsa i pesti është Donika Gërvalla.

Rezultatet mbeten të përkohshme, pasi procesi i numërimit të votave preferenciale vazhdon dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me përfshirjen e pjesës tjetër të votave.

Lista e plotë e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së do të përditësohet sapo të publikohen të dhënat e reja nga institucionet zgjedhore.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *