Federata e Futbollit e Zvicrës po përballet me një situatë të pazakontë gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës, pasi në afërsi të kampit stërvitor në SHBA janë vërejtur gjarpërinj helmues, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e ekipit.
Sipas raportimeve, pranë bazës ku po qëndron kombëtarja zvicerane janë identifikuar specie potencialisht të rrezikshme, çka ka shtuar vigjilencën e stafit teknik dhe zyrtarëve të federatës.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka nisur menjëherë vlerësimin e situatës dhe po shqyrton masa alternative për garantimin e sigurisë së futbollistëve gjatë qëndrimit në kamp.
Nuk përjashtohet mundësia që kombëtarja të zhvendoset në një tjetër bazë stërvitore nëse rreziku vlerësohet i vazhdueshëm. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas një analize të plotë të kushteve në terren.
Situata po monitorohet me kujdes, ndërsa përgatitjet për Kupa e Botës vazhdojnë nën masa të shtuara sigurie.
KAQPATA


