anë publikuar rezultatet përfundimtare të ndarjes së 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e ri të Kosovës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, Lista Serbe ka siguruar shumicën e ulëseve të rezervuara për komunitetin serb, duke fituar gjithsej 9 mandate. Ndërkohë, një mandat është fituar nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Pjesa tjetër e 10 ulëseve u takon komuniteteve joserbe në Kuvend, ku rezultatet tregojnë se Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar 2 mandate.

Nga një mandat secila kanë siguruar edhe Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës dhe Jedinstvena Goranska Partija.

Në total, 20 ulëset e rezervuara për komunitetet joshumicë janë shpërndarë në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, që garanton përfaqësim të komuniteteve në Kuvend.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *