I riu nga Ribari i Madh i Lipjanit, Armend Grajqevci, ka hyrë zyrtarisht në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me numrin 56.
Grajqevci njihet si një aktivist i angazhuar në jetën politike dhe rinore në Lipjan, ku ka mbajtur pozita drejtuese në strukturat e rinisë së LDK-së dhe është përfshirë në aktivitete të ndryshme lokale.
Ai ka shërbyer si asamblist komunal dhe është vlerësuar si një zë aktiv në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, me fokus të veçantë tek të rinjtë, zhvillimi lokal dhe përmirësimi i politikave rinore.
Aktualisht, Grajqevci mban pozitën e kryetarit të Rinisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, ku është angazhuar në organizimin dhe mobilizimin e të rinjve në aktivitete politike dhe komunitare.
Në garën për Kuvendin e Kosovës, ai synon të sjellë një qasje të re për përfaqësimin e të rinjve dhe adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt zhvillimin social dhe ekonomik.
Mbështetësit e tij e konsiderojnë një figurë të re me energji dhe vizion, i cili mund të kontribuojë në forcimin e rolit të të rinjve në politikë.
KAQPATA


