Aktori i njohur kosovar Osman Azemi po vazhdon procesin e gjatë të rikuperimit pas aksidentit të rëndë automobilistik që pësoi në prill të vitit 2025, duke iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azemi ka bërë të ditur se së fundmi ka kaluar edhe një operacion tjetër, i cili sipas tij është ndërhyrja e dhjetë që nga momenti i aksidentit.

Gjatë kësaj periudhe, aktori ka qenë nën trajtim të vazhdueshëm mjekësor dhe rehabilitim intensiv, përfshirë edhe kujdes të specializuar jashtë vendit.

Ai ka ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga sfida e tij shëndetësore, duke reflektuar për një proces të gjatë dhe të vështirë rikuperimi, por pa e humbur optimizmin.

Në një nga postimet e fundit, ai ka shkruar shkurt: “Hera e 10-të…”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në aksin Prishtinë–Gjilan, në zonën e Graçanicës, dhe që prej asaj kohe Azemi po përballet me një proces të gjatë shërimi.

Pavarësisht sfidave, aktori vazhdon të shprehë vendosmëri dhe forcë për rikthimin e tij të plotë në gjendje të mirë shëndetësore.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *