Familja e këngëtarit Blero Muharremi dhe Eronitës ka përjetuar një nga momentet më të bukura javën e kaluar, me ardhjen në jetë të djalit të tyre të porsalindur. Ky kapitull i ri ka sjellë emocione të forta dhe gëzim të madh në familje.
Një rol të veçantë në këtë ngjarje ka edhe Tara, vajza e Bleros, e cila është bërë sërish motër e madhe dhe ka shprehur menjëherë dashurinë për anëtarin më të ri të familjes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një imazh të foshnjës, i cili ka marrë vëmendje të madhe dhe reagime pozitive nga publiku.
Por ajo që ka prekur më së shumti ndjekësit është dedikimi i saj emocional për vëllain e sapolindur, ku shpreh lidhjen e fortë që tashmë ka krijuar me të.
“Mirësevjen në këtë botë, vëlla i vogël. Ti je i dashur që tani më shumë nga sa do ta mendosh ndonjëherë, dhe mezi pres të kaloj një jetë të tërë duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë duke u rritur. Të dua pafundësisht”, ka shkruar Tara.

Ky moment familjar është komentuar gjerësisht si një prej skenave më të ëmbla të ditëve të fundit në rrjetet sociale.
KAQPATA


