Një audioincizim i publikuar nga emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka nxitur reagime të shumta, pasi në të dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në një bisedë me ish-nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Serxhan Popoviq.
Sipas moderatorit Ermal Panduri, audioincizimi është siguruar nga burime ndërkombëtare dhe është konfirmuar edhe nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë.
Në pjesën e publikuar të bisedës, Vuçiq dëgjohet duke përdorur gjuhë fyese ndaj disa krerëve të Kisha Ortodokse Serbe, përfshirë peshkopin Teodosije dhe Sava Janjiqin.
“Mos mendo se do të ketë çfarëdo të keqe për Graçanicën… Ndërsa këtyre që e sulmojnë shtetin e tyre, Teodosije, Sava Janjiqi dhe të tjerëve, nuk ua q**** nënën publikisht vetëm pse jam president i shtetit”, dëgjohet të thotë Vuçiq në audioincizim.
Panduri ka bërë të ditur se në emision është transmetuar vetëm një pjesë e materialit, ndërsa në ditët në vijim pritet të publikohet i plotë.
Sipas raportimit, në bisedë Vuçiq shpreh dyshime edhe për financimin e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Po ashtu është bërë e ditur se organet e sigurisë në Kosovë janë në dijeni për komunikimin dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve të tjera që lidhen me rastin.
KAQPATA


