Seriali i ri i HBO-së, “War”, ka nisur transmetimin më 1 tetor 2026 në HBO Max dhe brenda pak ditësh ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve të televizionit.

Krijuar nga George Kay, seriali zhvillohet në botën elitare të drejtësisë në Londër dhe ndërthur një divorc të bujshëm me një përplasje të ashpër mes dy firmave rivale të avokatisë.

Në qendër të historisë është divorci i manjatit të teknologjisë Morgan Henderson dhe aktores së njohur Carla Duval, një ndarje që shpejt shndërrohet në një spektakël publik dhe një betejë të ndërlikuar ligjore.

Ndërsa çifti përballet me pasojat e ndarjes, dy ekipet e tyre ligjore hyjnë në një luftë ku ambicia, manipulimi, rivaliteti dhe tradhtia bëhen pjesë e lojës.

Në kastin kryesor të serialit janë Dominic West dhe Sienna Miller, të cilët interpretojnë çiftin në qendër të historisë. Në role të tjera shfaqen Phoebe Fox, James McArdle, Nina Sosanya, Pip Torrens, Nick Mohammed dhe Archie Renaux.

“War” ka marrë një pritje të mirë nga kritikët që në debutimin e tij. Seriali aktualisht ka një vlerësim prej 87 për qind nga kritikët në Rotten Tomatoes.

Kritika ndërkombëtare ka vënë në pah veçanërisht ritmin e serialit, tensionin mes personazheve dhe performancat e aktorëve kryesorë.

The Independent e ka cilësuar dramën si një zgjedhje për shikuesit që kërkojnë një tjetër histori të mbushur me pushtet, konflikte dhe marrëdhënie të komplikuara, ndërsa Variety ka vlerësuar interpretimet e Dominic West dhe Sienna Miller dhe tensionin mes çiftit dhe ekipeve të tyre ligjore.

Edhe The Guardian ka veçuar ritmin e shpejtë të serialit dhe mënyrën se si historia zhvillohet përmes intrigave dhe kthesave të një beteje ligjore.

Me një histori të bazuar në pushtet, para, martesë dhe luftë ligjore, “War” po pozicionohet si një prej serialeve të rinj që ka tërhequr më shumë vëmendje në fillimin e sezonit televiziv të vjeshtës.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *