Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur Filipinet, duke shkaktuar frikë dhe panik të madh në disa zona të vendit, veçanërisht në ishullin Mindanao.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë lënduar si pasojë e lëkundjeve të forta dhe pasgoditjeve që kanë vijuar pas tërmetit.

Paralajmërim për cunami dhe pasgoditje të shumta

Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë ka konfirmuar se në disa zona bregdetare janë regjistruar valë cunami deri në 1.4 metra, ndërsa është lëshuar edhe paralajmërim për rrezik të mëtejshëm në zonat përreth.

Autoritetet kanë raportuar gjithashtu mbi 138 pasgoditje, me magnitudë që varion nga 1.3 deri në 6.7 ballë, duke e mbajtur situatën ende të paqëndrueshme.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme në të paktën 37 ndërtesa, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë vlerësimet në terren.

Pamje tronditëse nga shkollat

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të nxënësve që përpiqen të largohen me panik nga klasat gjatë lëkundjeve të forta. Disa prej tyre dëgjohen duke bërtitur, ndërsa një pjesë e strukturës së një shkolle është shembur pjesërisht.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për viktima në ambientet shkollore.

Alarm edhe për cunami në rajon

Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku i cunamit nuk kufizohet vetëm në Filipine, por mund të prekë edhe disa vende fqinje, përfshirë zona të Australisë.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të jenë në gatishmëri të lartë ndërsa situata mbetet në zhvillim.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *