Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës gjatë muajit maj janë realizuar gjithsej 35,510 shërbime dhe vizita ambulatore, duke përfshirë një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike dhe terapeutike.

Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni, vetëm në shërbimin e CT-së janë kryer 1,429 ekzaminime, ndërsa në Ro-Kabinet 3,801 shërbime diagnostike. Në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit janë ofruar 2,827 shërbime.

Në laborator dhe shërbime të tjera diagnostike, 2,979 pacientë kanë marrë analiza laboratorike, ndërsa në repartin e Hemodializës janë realizuar 1,102 dializa.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 36 EMNG, 29 spirometri, 17 ergometri, 36 EEG, 75 eho të zemrës, 15 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi.

Nga institucioni është theksuar se shërbimet po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe me përkushtim të stafit mjekësor në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Në njoftim thuhet se puna e stafit mjekësor do të vazhdojë çdo ditë me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *