Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës po vazhdon, ndërsa janë publikuar edhe rezultatet e para për subjektin politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 07:45 janë numëruar 19.46 për qind e votave për kandidatët.

Në këtë fazë të numërimit, listës së AAK-së i prin Ardian Gjini, i ndjekur nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj. Në vendin e katërt renditet Besnik Tahiri, ndërsa i pesti është Bekë Berisha.

Rezultatet janë ende paraprake dhe pasqyrojnë vetëm një pjesë të procesit të përgjithshëm të numërimit të votave preferenciale në nivel vendi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vazhdojë publikimin e përditësimeve të reja gjatë ditës, ndërsa renditja përfundimtare e kandidatëve do të varet nga numërimi i plotë i votave.

Lista e plotë me 10 kandidatët më të votuar të AAK-së do të bëhet e ditur pas përfundimit të procesit të numërimit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *