Një rrugëtim i jashtëzakonshëm është përmbyllur me sukses nga Ahmet Korça, i cili pas 61 ditësh ecje në këmbë ka mbërritur në vendlindjen e tij në Gjilan, duke u nisur nga Zvicra më 4 prill 2026.
Gjatë këtij udhëtimi të gjatë, ai ka kaluar disa vende të Evropës, duke përshkuar një distancë të konsiderueshme deri në kthimin e tij në Kosovë.
Në hyrje të Gjilanit, Ahmet Korça është pritur nga bashkatdhetarë të shumtë, të cilët kishin organizuar një pritje simbolike me pankartën “Mirëserdhe në vendlindje, 61 ditë në këmbë Zvicër Kosovë”.
Vetë Korça në duar mbante një pankartë me mbishkrimin “Edhe unë jam Kosovë Diaspora”, duke e kthyer këtë rrugëtim edhe në një mesazh simbolik për lidhjen e mërgatës me vendlindjen.
Ky nuk është rasti i vetëm i iniciativave të tilla nga diaspora gjilanase, pasi edhe më herët bashkatdhetarë të tjerë kanë ndërmarrë udhëtime të ngjashme drejt Kosovës me biçikleta dhe forma të tjera alternative udhëtimi.
Rasti i Korçës është pritur me vëmendje dhe emocion në opinionin lokal, si një shembull i përkushtimit dhe lidhjes së fortë me vendin e origjinës.
KAQPATA


