Kosova bëhet sërish vendtakim i kulturave botërore. NEWBORN Festival 2026 rikthehet me edicionin e pestë, duke sjellë pesë ditë të mbushura me muzikë, valle tradicionale dhe ngjyra të kulturave nga vende të ndryshme të botës.
Nga 8 deri më 12 korrik 2026, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë një spektakël kulturor ndërkombëtar, ku do të marrin pjesë ansamble folklorike nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Franca, Kosta Rika, Hungaria, Meksika, Holanda dhe Gjermania, së bashku me grupet vendore.
“Bota po vjen në Kosovë”
NEWBORN Festival synon të bashkojë traditat e popujve të ndryshëm përmes artit, muzikës dhe valleve tradicionale, duke e shndërruar Kosovën në një skenë të madhe të kulturës ndërkombëtare.
Programi i festivalit:
8 korrik – Podujevë & Deçan
9 korrik – Obiliq
10, 11 dhe 12 korrik – Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”
Programi artistik fillon nga ora 20:00.
Gjatë festivalit do të organizohen:
1.Parada festive të ansambleve pjesëmarrëse
2.Performanca të grupeve folklorike vendore dhe ndërkombëtare
3.Garat zyrtare të festivalit
4.Program artistik me mysafirë specialë
Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja do të jetë falas për të gjithë, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe kulturore.
NEWBORN Festival 2026 pritet të sjellë një atmosferë unike në qytetet e Kosovës, duke ofruar një mundësi të veçantë për të njohur traditat e vendeve të ndryshme dhe për të promovuar kulturën shqiptare para vizitorëve ndërkombëtarë.
Pesë ditë kulturë, traditë dhe festë – NEWBORN Festival 2026 ju mirëpret në zemër të Kosovës.
KAQPATA


