Pavel Nedved ka vlerësuar ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë si një test të rëndësishëm për skuadrën e tij para përgatitjeve për Botërorin 2026.

Në një prononcim për mediat, legjenda e futbollit çek theksoi se përballja ndaj Kombëtarja e Kosovës do të shërbejë si një provë e vlefshme për të vlerësuar formën e ekipit dhe për të krijuar atmosferën e duhur para turneut të madh.

Ai u shpreh se ndeshja në stadiumin “Letná” pritet të ketë një atmosferë të fortë dhe se ekipi çek dëshiron ta mbyllë këtë fazë përgatitore në mënyrën më të mirë të mundshme para nisjes drejt Botërorit.

Çekia, e cila ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026, po e shikon këtë miqësore si një mundësi për testim final të skuadrës, ndërsa Kosova vazhdon përgatitjet për ciklin e ardhshëm garues.

Ndeshja pritet të luhet më 31 maj, ndërsa Kosova ka në program edhe një tjetër miqësore ndaj Andorrës në Prishtinë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *